Shembja e Teatrit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore publikon dokumentet: Ja si u argumentua krimi nga ministria e Kulturës (FOTO)

380
Sigal

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka zbardhur memon me argumentat e Ministrisë së Kulturës për shembjen e Tetarit Kombëtar.

Ndërsa ka publikuar dokumentat përmes një reagimi në rrjete sociale forumi shkruan se prishja e Teatrit Kombëtar është akti final i një drame, që kishte kohë që ishte vënë në skenën e Ministrisë së Kulturës. “Argumenti kryesor i perdorur nga “ekspertet” e trashegimise ishte mungesa e eurokodeve ne ndertimin e godines se Teatrit. Me kete logjike, duhet te rrezohet cdo ndertese historike ne Shqiperi, qe nga kompleksi i ministrive, korpusi universitar, akademia e arteve dhe cdo ndertese historike”, thuhet në postim.

POSTIMI i plotë: Ne vijim te denoncimit per ekspertizen e grupit te punes ne Ministrine e Kultures qe vendosi per shkaterrimin e Teatrit Kombetar, po ndajme me publikun Memon e pergatitur nga ky grup per te argumentuar kete krim ndaj trashegimise. Argumenti kryesor i perdorur nga “ekspertet” e trashegimise ishte mungesa e eurokodeve ne ndertimin e godines se Teatrit. Me kete logjike, duhet te rrezohet cdo ndertese historike ne Shqiperi, qe nga kompleksi i ministrive, korpusi universitar, akademia e arteve dhe cdo ndertese historike.

Rrenimi i teatrit nga fadromat e policise ishte akti final i nje drame qe ka kohe qe ishte vene ne skenen e Ministrise se Kultures.

Ministria e Kulturës urdheroi ngritjen e një grupi pune me 7 anëtarë. “Komisioni Pasticieri” do të vlerësonin propozimin si dhe do të përcaktonin hapat ligjorë që do të ndërmerreshin me zbatimin e projektit.
Duhet kuptuar nga opinioni publik se ky Komision nuk kishte ne perberjen e tij asnje specialist te fushes, arkitekt, restaurator historian.

Personi me i kualifikuar ne grup ishte nje ish-punonjese e ndermarrjes komunale Berat, nje specialit i cilesise se rakise, nje zonjushe violoniste, e cila kishte filluar punen ne Ministrine e Kultures qe ne 2005 pa mbaruar ende Universitetin dhe dy teknike, te cilet nuk i njeh njeri per ndonje pune te kryer ne dobi te Trashegimise Kulturore.
Ne krye te Komisionit ishte nje pasticier i cili perpos hapjes se 3 pasticerive ne Durres ka ne CV e tij edhe nje kurs specializimi per kamarier ne Bari.

100790110_2933611170088757_5903642430518853632_o.jpg

100824224_2933611366755404_7814907683307257856_o.jpg

100626624_2933611350088739_3315012662798057472_o.jpg

100610488_2933611296755411_3927907532479135744_o.jpg

 

100639878_2933611216755419_4603803314625183744_o.jpg

100770713_2933611236755417_7810092539637137408_o.jpg

100733863_2933611186755422_6842261924801937408_o.jpg