“Aman o të keqen”, Policia Bashkiake shtrin në tokë mbledhësin e kanaçeve në Tiranë (Video)

476
Sigal

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku shihen dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë teksa ndalojnë me forcë dhe shtrijnë në tokë një pjesëtar të komunitetit rom.

Burri që shihet në video është ndaluar nga policia, në kohën që po mblidhte kanace në Kombinat, një prej zonave të kryeqytetit.

Në pamje, duket qytetari teksa iu thotë policëve se duhet ta lëshojnë, ndërsa ata e shtrijnë në tokë.

“Aman aman o të keqen, çfarë bën aman”, dëgjohet duke thënë qytetari.

Për këtë video ka reaguar edhe Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, e cila u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare, por edhe ambasadave amerikane e europiane që të reagojnë për ngjarjen.