Autoriteti i Konkurrencës çon në Prokurori Dashamir Xhikën

109
Dje u vërtetuan plotësisht edhe zyrtarisht, skandalet e publikuara e të denoncuara vazhdimisht prej Gazetës “Telegraf”, faktuar me prova konkrete abuzimesh të bëra me tenderët e rrugëve prej Drejtorit të Autoritetit të Rrugëve, përbindëshit të korrupsionit Dashamir Xhika, ose siç e quajnë ndryshe: “Mon Kukaleshit” të ministrit të rrugëve Edmond Haxhinasto dhe shërbëtorit të disa shtetarëve e politikanëve të lartë që e “mjelin” në çdo tender rruge që ai firmos, ku natyrisht mbush edhe xhepat e vet. Këtë fakt e ka denoncuar dje publikisht, me adresim në organet e larta të drejtësisë shqiptare edhe Autoriteti i Konkurrencës, institucioni monitorues e kontrollues i barazisë në konkurrimet e prokurimeve publike. Konkretisht, Autoriteti Shtetëror i Konkurrencës ka depozituar denoncimin kundër Drejtorit të Autoritetit të Rrugëve Dashamir Xhika, me objekt abuzimin me procedurat e planifikimit, organizimit dhe realizimit të tenderëve të rrugëve, me cënim të hapur e të plotë të konkurrencës së barabartë të pjesëmarrësve në tenderët e sinjalistikës së rrugëve. 
Autoriteti Konkurencës çon në prokurori dosjen e rrugëve “Xhika” 
Dosja e çuar dje në prokurori prej Autoritetit të Konkurrencës bën fjalë për 2 tenderë rruge, me vlerë 1.3 miliardë lekë, ose afro 10 milionë dollarë, zhvilluar në shkelje të plotë të ligjit, me aferë korruptive financiare në llogaritjen dhe shpalljen e fondit limit të punimeve për sinjalistikën e rrugëve kombëtare, miratuar, firmosur e vulosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika. Këto 2 dosje krimi ekonomik-financiar e fizik, të bëra prej kreut të rrugëve Dashamir Xhika, me sinjalistikën rrugore dhe projektet e gjymtuara, janë denoncuar prej gazetës “Telegraf”, duke i kërkuar shtetit, ministrit Haxhinasto, prokurorisë e krimit ekonomik nisjen e hetimeve dhe çuarjen përpara drejtësisë të kreut të rrugëve dhe “çetës” së tij të pisllëkut me tenderët e rrugëve, konkretisht me fondet publike për sinjalistikën rrugore, sidomos me ndryshimin e vlerave, të projektit dhe mos kryerjen e gjithë punimeve sipas projekteve të sinjalistikës rrugore, duke zhvatur e përfituar vlera në miliona euro prej klientelizmit në shpalljen e fituesve të tenderëve dhe hartimin e tremave financiar të fondeve limit. Abuzimi gjigand, sipas dosjes së zezë të krimit financiar me 2 tenderët e sinjalistikës rrugore që janë çuar në prokurori për hetim e zbardhje krimi të bërë prej drejtorit Xhika, lidhet me skandalin e ndërhyrjeve në projekte, duke mos e zbatuar atë sipas kërkesave të sigurisë së plotë dhe standardeve tekniko-fizike që kërkon pjesa sinjalistike e projektit. 

Sipas denoncimit të bërë prej Autoritetit të konkurrencës, në procedurat prokuruese e zbatuese të zbatimit të projekteve të sinjalistikës rrugore, janë konstatuar shkelje që çojnë në dyshime faktike abuzimi me këto 2 tenderë në vlerë krimi financiar 13 miliardë lekë. Denoncimi i bërë nga Autoriteti i Konkurrencës, ka këtë argument: Shkelje ligji, marrëveshje e bërë prej kupolës së Autoritetit të Rrugëve, konkretisht prej drejtorit Dashamir Xhika dhe “çetës” së tij, të përdorur në kundërshtim me ligjin për hartimin me shkelje ligji, të e procedurave dhe vlerave të tenderëve në gjithë hallkat e procedurave, që nga Komisioni i hartimit të fondeve e kritereve të tenderit, deri tek Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe pazaret e pas shpalljes së fituesve për ndryshim projektesh e vlerash financiare të punimeve të ndërtimit të rrugëve e sidomos të sinjalistikës, realizuar ky abuzim, në bashkëpunim mes firmave pjesëmarrëse, kliente të kupolës drejtues e të rrugëve, të kupolës së ministrisë së rrugëve dhe të disa shtetarëve që bllokojnë drejtësinë për të vepruar. 
Abuzimi me 13 miliardë lekë të sinjalistikës, në akset Vorë-Han i Hotit dhe Rrogozhinë-Kapshticë 
Sipas konstatimit dhe denoncimit të bërë në prokurori prej Autoritetit të Konkurrencës, këto 2 tenderë me vlerë 13 miliardë lekë janë zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në datat 7 dhe 9 shtator 2015, me objekt “Përmirësimin dhe rifreskimin e sinjalistikës në akset kombëtare”. Këto projekte (tenderë) kanë pasur një fond limit, përkatësisht 5 milionë dollarë për “lotin” e aksit rrugor Vorë-Han i Hotit dhe një fond limit në vlerën 8 milionë dollarë për “lotin” e aksit rrugor Rrogozhinë-Kapshticë. Por përse dyshon Autoriteti i Konkurrencës? Dyshimi kryesor, lidhet me faktin se ofertat fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit në të 2 tenderët, respektivisht 96% në tenderin e parë dhe 97% në të dytin. Përveç kësaj, siç deklaron në njoftimin për hapjen e hetimit paraprak mbi këtë çështje, Autoriteti Konkurrencës, konstaton se dy kompanitë fituese të këtyre 2 “loteve”, nuk kanë konkurruar në të dy tenderët dhe se, mund të kenë përdorur skemën e “rotacionit” në oferta, duke ndarë tregun. Në faqen e vet zyrtare, Autoriteti i Konkurrencës ka publikuar zyrtarisht vendimin për hapjen e hetimit paraprak, që i përket datës 15 tetor 2015. Burime konfidenciale nga ky autoritet, na bëjnë me dije faktin, që paçka se nuk e ka shpallur zyrtarisht aktin e hetimit paraprak dhe denoncimit në prokurori, Autoriteti Konkurrencës ka vendosur të hap “hetime të thelluara” për këtë krim ekonomik, financiar e fizik me projektet dhe financimet e rrugëve. 

Dyshimet kryesore, thonë se firmat mund ta kenë realizuar këtë skemë, në bashkëpunim me institucionin kontraktues, që konkretisht është Autoriteti Rrugor Shqiptar, i (ç)drejtuar nga “Mon Kukaleshi” i ministrit Haxhinasto, firmosësi i këtyre tenderëve Dashamir Xhika. Këto denoncime, të bëra më parë prej gazetës “Telegraf” janë futur në proces hetimi prej krimit ekonomik dhe prokurorisë dhe pritet, që gjatë javëve në vijim të nis zbardhja e tyre. Hetimet për këtë çështje janë hapur pas denoncimeve të bëra në gazeta “Telegraf”, ku është denoncuar oligopoli në këtë sektor, i dominuar nga 3 kompani: “R.S&M”, “Jubica” dhe “IDK Construction”, të cilat rezultojnë të kenë fituar pjesën dërrmuese të tenderëve që lidhen me sinjalistikën dhe sigurinë rrugore, edhe pse këto kanë qenë tendera ndërkombëtarë. Qeveria shqiptare e ka shpallur si prioritet rritjen e sigurisë rrugore, duke rritur fondet për pajisjen e rrugëve me sinjalistikë edhe pse, praktikisht kjo e fundit vlerësohet në gjendje shumë të rëndë e me mangësi për shkak të abuzimit me vjedhjen e fondeve dhe mos zbatimin e projekteve sipas standardeve të sigurisë që kërkon një rrugë e sigurt. Ky abuzim me sinjalistikën është bërë shkak për shumë aksidente rrugore. Autoriteti i Konkurrencës, me denoncimin e bërë, kërkon që t’i shkojë deri në fund hetimit të këtij tregu, në të cilin do të “kanalizohen” miliona euro fonde publike, për të mos lejuar shpërdorimin apo vjedhjen e tyre dhe për të çuar në pranga autorët e këtij krimi ekonomik, financiar e fizik me standardet e rrugëve. nisur prej këtij fakti, duhet mbajtur një qëndrim prej shtetit shqiptar: Ministri Haxhinasto të pezulloj urgjent nga detyra “Mon Kukaleshin” e tij, të emëruar në krye të drejtorisë së rrugëve si sekser tenderësh, drejtësia të hap urgjent dosjen e zezë të 72 tenderëve të viteve 2014-2015, në mungesë të mos veprimit të tij, këtë duhet ta bëjë kryeministri. 
Sektori i (ç)ndërtimit të rrugëve, më i korruptuari në Shqipëri
Sektori më i korruptuar në Shqipëri, pas energjisë elektrike e minierave dhe shëndetësisë është sektori i ndërtimit të rrugëve. Që prej 24 muajsh, ky sektor është duke u drejtuar prej një klienti politik të emëruar në këtë detyrë jo për profesion, jo për aftësi profesionale e as për aftësi menaxhuese dhe zbatim ligji në detyrë, por për menaxhim dhe zbatim skenarësh korruptiv me tenderët dhe koncesionet e rrugëve, të inskenuar në kupolën e ministrisë në varësi të së cilës është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Faktet e shumta lidhur me aferat dhe abuzimet me rrugët, gazeta “Telegraf” i ka denoncuar dhe do vazhdoj t’i denoncoj skandalet që bëhen me tenderët që projekton, manipuloi, shpall dhe realizon kreu i rrugëve dashamir Xhika, tendera që pas përfundimit të procedurave të prokurimit, nisin zbatimin me një tjetër procedurë korruptive, që gllabëron miliardat e tenderuar dhe ndërton, dorëzon, pranon e fut në përdorim rrugë jashtë kërkesave fizike ndërtimore dhe standardeve të sigurisë. 
Nga 30 standardet e BE për sigurinë, rrugët e ndërtuara në 2014-2015 plotësojnë vetëm 2 prej tyre
Aksidentet rrugore me rezultat viktimat, janë aq të shumta në numër, sa ka ardhur momenti që institucionet përkatëse ligjbërëse, ligj zbatuese e ligj kontrolluese, të veprojnë me ndërhyrje efikase dhe jo vetëm me “citate”, me fletëpalosje, me tabela rrugore e konferenca sensibilizuese e raportuese, të bëra në zyra dhe salla hotelesh. Këto problematika që kanë lidhje me rrugët e pasigurta e të pa orientuara me sinjalistikë, madje edhe brenda qendrave të banuara, kanë të bëjnë vetëm me 2, nga 30 kushtet dhe bazat e sigurisë rrugore, siç është inxhinierimi i rrugëve dhe ekzistenca e rrugëve fizikisht. Rrugët në Shqipëri kanë mjaftueshmërisht ndikim përcaktues në situatën e alarmante të sigurisë rrugore. Nga mungesa e kushteve të sigurisë, në rrugët e vendit ndodhin çdo vit afro 2100 aksidente me 340 viktima e 2600 të plagosur, shifër kjo që ka si shkak rrugët pa standarde ndërtimi dhe me sinjalistikë të munguar, ose të ç’orientuar. Kjo shifër aksidentesh, na rendit në vendet me nivelin më të lartë të aksidenteve në Evropë. Ka shumë shqetësime në lidhje me rrugët e ndërtuara, Çdo ditë, nëpër rrugë, në qendra qytetesh, në rrugë rurale, madje edhe nëpër trotuar e rrugica lagjesh, ka ngjarje të rënda aksidentesh, shoqëruar me viktima të shumta e të plagosur që përfundojnë si invalidë. Nga bisedat me specialistë zyrtarë të rrugëve, pranohet, që rrugët nacionale në Shqipëri, sidomos të ndërtuara e rikonstruktuara totalisht ose pjesërisht në 2 vitet fundit, janë jashtë parametrave teknik e fizik. 
Ja 6 shqetësime për sigurinë në rrugët e ndërtuara në vitet 2014-2015
1. Në afro 40% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, mungon sinjalistika e nevojshme e detyrueshme, për një vetë-menazhim normal e të sigurtë të qarkullimit, prej drejtuesve të mjeteve.
2. Në 35% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe sinjalistika orientuese e qarkullimit është e vendosur në kundërshtim të plotë me kushtet konkrete praktike të orientimit për qarkullim rrugor normal e të sigurt.
3. Në 20% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe shenjat orientuese të qarkullimit, janë të padukshme dhe jashtë përdorimit nga dëmtimet, vjedhjet ose fshirja e figuracionit.
4. Në 60% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, sidomos autostradave, madje dhe mbi mbikalime, tabelat orientuese të qarkullimit rrugor janë të mbuluara prej reklamave gjigande të firmave private, të cilat janë ngjitur me paretet anësore të rrugëve, ndërkohë që sipas ligjit duhet të jenë mbi 20 metër larg tyre.
5. Në 70% të rasteve, policët e kontrollit rrugor, në mënyrë të kundërligjshme, qëndrojnë të fshehur dhe shfaqen befasisht në rrugë duke ngritur tabelat për ndalim vetëm 30-40 metër përpara mjeteve, duke futur drejtuesit në presion ndëshkimi, në ankth, stres dhe humbje të befasishme të kontrollit të drejtimit të mjeteve.
6. Afro 65% e rrugëve nacionale në Shqipëri, janë vetëm me 30% kompletim, siguri teknike e fizike për të qarkulluar normalisht e pa pasoja.