Jahjaga Kuvendit: Lini mënjanë ndasitë,mendoni për qytëtarët

442
Presidentja e Kosovës,Atifete Jahjaga ka mbajtur fjalimin e saj përpara deputetëve të Kosovës nga ku është treguar kritike për palët politike dhe ka thënë se ato duhet të ulen sa më parë në tryezën e bisedimeve. “E fillova vitin duke i bere thirrje qytetareve qe te mos e braktisin Kosovën dhe po e mbyll me një lutje ndaj jush, që të lini mënjanë arsmiqësitë për qytetarët e Kosovës”. Jahjaga ka thënë se më e rëndësishme se secili prej deputetëve, apo edhe institucioneve, janë qytetarët e Kosovës të cvilët nuk na kanë borxh që ne të sillemi kështu duke sfiduar rendin dhe ligjin. Ajo ka shtuar se ka kërkuar që ti ulë palët në tryezën e bisedimeve, por ajo ëhstë refuzuar. “Po ju drejtohem në njërin prej momenteve më kritike të demokracisë tonë parlamentare. Pareshtur i kam takuar individualisht dhe kolektivisht përfaqësuesit për të kërkuar dialog, dhe çdo herë kërkesa ime është refuzuar apo kushtëzuar”, ka bërë të ditur Presidentja.
Duke folur për aksionin opozitar dhe për hedhjen e gazit lotsjellës, Jahjaga u shpreh se gazi lotsjellës nuk ëhstë zgjidhje, por ajo gjëndet tek institucionet që vetë Kosova i ka krijuar me shumë mund e sakrifica. “Forcën e argumentit nuk mund ta gëzojë gazi lotsjellës, i duhet besuar institucioneve që vetë i kemi krijuar dhe ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Në Presidencë, mund të formohet një komision që do ta verifikojë demarkacionin me Malin e Zi” ka thënë ajo. Jahjaga ka theksuar se Kosova ka nevojë për llogaridhënje për bisedimet, zhvillimin, veprime e mosveprime dhe se ndaj çdo gjëje përgjegjësia bie mbi ne. “Ju bëj thirrje subjekteve politike që pa humbur kohë që të ulen në bisedime, institucionet i kemi, proçeset ekzistojnë, synimet janë të qarta, ta rivendosim konsensusin, kjo rrugë sduhet të përjashtojë askënd, pasi Kosova duhet konsoliduar në shtet” ka shtuar ajo.
Kosova ka thënë Jahjaga ska alternativë tjetër, veçse të ruajë integritetin, duke akomoduar komunitetet brenda jetës sonë institucionale e shoqërore.Ajo ka kërkuar edhe hapjen e procesit të liberalizimit të vizave, ku ka kritikuar edhe BE për vonesa. “Kemi forcë e kurajo pasi jemi në anën e duhur të historisë. Ne nuk kemi magjinë për të gabuar, nuk e fsheh dëshpërimin që BE të vonojë edhe më tej rekomandimin për lirinë e lëvizjes, liberalizimin. Ne kemi përmbush kritetert për këtë, por vonesat tona, i kanë dhënë hapësirë BE që të vonojë vlerësimin përfundimtar”shtoi ajo. Duke mbyllur fjalën e saj, Jahjaga ka thënë se “Ne nuk zbrapsemi nga rruga jonë evropiane, do e ndjekim këtë rrugë. Nuk jemi ngarkesë për BE, Kosova është vlerë e shtuar për BE”.
Sigal