Shembet skela tek Parku i Liqenit

429
Sigal

Bie skela e pallatit në ndërtim në zonën e Parkut të Liqenit, në vendin ku ka qenë më parë lokali “Lion Park”.

Paraprakisht mendohet se mund të ketë persona të plagosur, por ende nuk kemi të dhëna zyrtare nga policia lidhur me ngjarjen.

Pallati ku ka ndodhur incidenti këtë mesditë, po ndërtohet nga kompania “Lion Construction Sh.p.k” mbi truallin që më parë shërbente si pikë takimi për shumë qytetarë.