Një makinë ka shpërthyer në flakë, teksa ka qenë në ecje, në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur te kthesa e Safarit, ku është djegur mjeti tip “Benz”.
Shkak i ngjarjes ka qenë një problem teknik, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.