Publikohen këngët konkurrente për të përfaqëruar Shqipërinë në Eurovision

512
Sigal

Këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e Këngës në RTSH janë lansuar në kanalin YouTube dhe interesimi i publikut për t’i dëgjuar është i madh.

Elvana Gjata e Arilena Ara janë dy emrat pretendentë për të fituar në këtë festival por pjesëmarrësit janë të shumtë.

Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Olta Boka, Eli Fara dhe Stresi, Gena, Kamela Islamaj, Era Rusi, Bojken Lako e Robert Berisha, janë disa nga emrat që i janë futur kësaj gare.

Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Të gjithë po i presin netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Arilena Ara

Elvana Gjata

Era Rusi

Olta Boka

Robert Berisha

LISTA E PLOTË E KËNGËVE KËTU.