Vrau të bijën 20 vjeçe, babai shqiptar trondit me deklaratën në gjyq, mbyllet në spital psikiatrik

733
Sigal

Shqiptari Petrit Lekaj, i cili tronditi opinionin publik pak muaj më parë, pasi vrau në mënyrë makabre vajzën e tij, ka pranuar krimin e rëndë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet e huaja, të cilat shkruajnë se shqiptari u shfaq përmes një lidhjeje me Skype në Gjykatën Supreme, ku pranoi fajin për vrasjen e të bijës Sabrina Lekaj. Pas krimit të rëndë, shqiptari është mbyllur në një spital psikiatrik, ku raportohet se ndodhet në gjendje jo të mirë.

Studentja 20-vjeçare u gjet e vdekur brenda makinës së saj pranë banesës së saj në muajin korrik të këtij viti.

Siç shkruajnë mediat, prokurori ka kërkuar një raport të pavarur nga specialistët psikiatër për të akuzuarin, i cili e ka pranuar krimin. Por deri më tani kur kanë kaluar disa muaj pas ngjarjes, nuk dihet motivi i saj.

Edhe nëna e Sabrinës mbetet konfuze për motivin që e shtyu bashkëshortin e saj të kryejë këtë krim. Avokati mbrojtës i shqiptarit, Ben Sale, i kërkoi gjykatës sot kohën e nevojshme për të siguruar raportin psikiatrik përpara dhënies së dënimit.

Ai tha se ka pasur disa vonesa për shkak të shëndetit të klientit të tij. Në gjykatë sot, avokati i tij mbrojtjes, Ben Sale, tha se vendimi për fajësinë e tij ishte arritur, pasi ishin marrë shumë çështje “në konsideratë”.

Gjyqtari Trish Kelly e shtyu vendimin për gjykimin deri më 4 shkurt. Një tjetër media raporton se shqiptari ka pasur një të kaluar jo të pastër, pasi i kanë zbuluar se ka qenë i dënuar për drogë përpara 20 vitesh.

Siç shkruajnë mediet e huaja, 49-vjeçari u dërgua në James Nash House, institucioni ku mbahen personat e paraburgosur që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, në Adelaide.