Trafiku i drogës/ Arrestimi i 11 personave mes tyre dhe një shqiptar, Policia jep detaje

516
Finalizohet operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK”.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të
Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, ka në ndjekje 1 procedim penal të përbashkët, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Hetimet për këtë rast janë kryer në bashkëpunim të plotë me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani.
Më datë 18.12.2017, është finalizuar operacioni i përbashkët rajonal i koduar “TRICK”, duke arrestuar në total 11 persona, nga të cilët një shtetas shqiptar nga Malësi e Madhe, konkretisht shtetasi: Ndue Pepaj, ndërsa shtetasit e tjerë janë nga Mali i Zi.
Gjatë kohës së hetimeve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri.
Nuk jepen më tepër detaje, pasi në lidhje me këtë grup kriminal hetimet e përbashkëta janë në vijim.
Sigal