4 viktima nga epidemia e gripit në vendin tonë

505
Sigal

Epidemia
e gripit ka arritur kulmin në Shqipëri. Të paktën kështu deklarojnë mjekët që
flasin për rreth 19 mijë persona të prekur në të gjithë vendin, ndërsa kanë
humbur jetën 4 pacinetë të sëmurë kronikë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” situata
e të cilëve u përkeqësua pasi u prekën edhe nga gripi.

“Kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj
periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë.
Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje”, thotë mjeku
pneumolog Arjan Mezini, për Tch.

“Duke filluar nga 31 dhjetori ka
patur një fluks që s’është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet
fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një
dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforuar me 3 mjekë”, shton
Mezini.

Sipas specialistëve të Institutit
të Shëndetit Publik, janë 19 shqiptarë ata që kanë kërkuar ndihmën e mjekut
vetëm gjatë kësaj jave, ndërsa paralajmërohet se e njëjta situatë mund të na
shoqërojë edhe tre apo katër javë të tjera.

Mjeku pneumolog paralajmëron se kjo
situatë e rëndë gripale do të vazhdojë. “Do ketë një rritje, 2 javët e ardhshme
do të jenë shumë problematike dhe më pas, si çdo cikël, do të vijë duke rënë”,
sipas Mezinit.