Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Musta: Zogjtë e shqiponjës

86
Sigal

Ku ish kreshta, porsi heshtë?
Mbi krenarin shkëmb-graniti
Shqipja-nënë ngriti folenë;
zogj të bukur solli, rriti.

Nëna shpesh i hapte krahët:
Zogjtë i mblidhte nën çati,
le të çponte sqotë e hidhur
gjiri i nënës-ç’ngrohtësi!

Për ushqimin e vogëlushëve
nëna endej cep më cep.
Dhe pse shpesh kthehej përgjakur
i mëkonte sqep më sqep…

Ç’gaz e jetë kishte foleja;
qoftë nën diell, a në shi!
Dashuria, krenaria
ngjizur tok, një histori…

Por, sa morën pakëz krahët,
zogjtë dolën krejt prej llojit…
Njëri – qyqes i shkoi pas
tjetri – bishtit të palloit…

Shqipja nënë më kot priti
pjellën që me gjak e rriti!
Mbet’ kokulur, krahëprerë
dikur Shqipe me dy krerë…