Vazhdojnë debatet nëse hajduti vodhi lopën, apo lopa deshi vetë të vidhej nga hajduti.
Ndërkaq situata paradoksale komike, ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë.
Zgjedhjet u bënë, ndërkohë që qeverisemi dhe ligjet bëhen nga një parlament që praktikisht nuk ka më asnjë legjitimitet të mbështetur te qytetarët.
Qytetarët votuan për Kuvend të ri, ç’a dreqin do më ky i vjetri?
Por e ka te ligji, thotë ndonjë kokëqyp.

Po pra, nuk janë qytetarët që bëjnë ligjet janë ligjet që bëjnë qytetarët!!!
Deputetë që nuk janë votuar më ngrefosen akoma në Kuvend.
Qeveria që normalisht me Kuvendin e ri e ka mbaruar mandatin vazhdon të drejtojë.
Edhe nja katër muaj.
Kuvend pa legjitimitet substancial.
Qeveri e një mandati të shkuar.
Hajde merre vesh se çfarë koherencash krijon ligja.
Një kaos institucional ku vetëm diçka dihet. Maj, qershor, korrik, gusht, shtator, nja pesë muaj do të shohim që qeveris ajo që nuk shpreh më asnjë vullnet popullor.
Nuk ka rëndësi të vjedhur, apo të merituar. Kjo është diçka tjetër, shumë e ndërlikuar, aq e ndërlikuar sa e di dhe e thotë në kafene çdo shqiptar, edhe më budallai nga ne.



















