Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Një hero ” pa zemër”!

11
Sigal

(baladë)

Qyteti atë ditë

nuk dëgjoj këmbanë,

veç krismat e Tij…

derdhur mbi Pashanë!

Zgjove gjith Parisin

në Francë bënë habinë

Kur the qetë qetë:

Vrava… tradhëtinë!

Historia jote

vërtetë shumë e rrallë.

Qëndron dejt në bronz

legjendë dhe në varr!

Shtatore çuditshme

ti që ke një emër,

dëshmori poshtë teje

ku e ka at’ zemër ?!

Ehhh kjo zemra jote

sa shumë atdhetare;

në një enë prej qelqi

simbolikë shqiptare !

Të zgjodhi Kosova

si një lab të rrallè;

sa krenar u the:

Jam dhe kosovar!

Zjarrin brënda shpirtit

në pishtar e vure,

dritë e flakë për dije

zjarr dhe për kobure.

Prit të t’puth nagantin

dhe ballin e larë.

Zemra jote sipër

përmbi çdo altar!

Avni Libohova

Avni Labëria

dora nuk t’u drodh!

Qëllon Shqipëria!