Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu në një postim në rrjetin e tij social denoncoi gjendjen alarmante të kabinave elektrike në Dibër, duke theksuar rrezikun serioz për jetën e banorëve, veçanërisht të fëmijëve.
Sipas tij, kabinat janë të shkatërruara, të paizoluara dhe të neglizhuara nga OSHE, ndërkohë që qytetarët përballen me burgosje për debi të energjisë.
Mziu premton faljen e detyrimeve dhe ndërtimin e një rrjeti bashkëkohor energjie pas 11 majit, duke bërë thirrje për ndëshkimin e qeverisjes aktuale.
Xhela Mziu :
Kabinat elektrike, një rrezik për banorët e Dibrës
Qytetarët bëjnë burg për debin e energjisë Në të gjithë fshatrat e Dibrës, kabinat elektrike janë kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët, si kjo kabinë në fshatin Ilnicë.
Ato janë të paizoluara, pa dyer dhe ndodhen në hapësira të hapura, ku fëmijët luajnë dhe rrezikojnë jetën çdo ditë.
Drejtoria e OSHE mbledh çdo qindarkë, madje duke çuar në burg kryefamiljarët për mos pagesën e energjisë, por kurrë nuk ka investuar për mirëmbajtjen e kabinave.
Rreziku shtohet edhe më shumë nga shtyllat e improvizuara me “hunj” nga vetë banorët dhe telat përcjellës që kalojnë mes shtëpive, tokave, dhe kopshteve, duke vënë në rrezik jetën e çdo banori.
Kjo papërgjegjshmëri për jetën e qytetarëve duhet të ndalojë.
Me 11 maj, keni mundësinë të ndëshkoni këtë qeverisje që ka menduar vetëm për veten dhe për pasurinë personale.
Do të falen detyrimet dhe gjobat e energjisë.
Do të realizohet një rrjetë bashkohor energjie.
#VotoPD
, #VotoTëArdhmenTënde #Fitore