Suplementi Pena Shqiptare/ Ylli Meçe: Jemi shqiptarë

Ne u rritëm në djep druri, bërë nga lisa të fortë;
ku shkëmbenjtë ndër male, me retë ashpër grinden.
Mijëravjeçarë jemi e të ngulur fort në kët’tokë
dhe shekujt kokë ulur, i detyruam që të binden

Nuk di kush për herë të parë na foli ” ar-bër”,
por dhe më pas, nuk di kush na thirri shqiptar.
Mbase ne prej ari, kemi qenë gatuar e bërë.
Ndofta dhe prej shqipeve, që lindin luftëtarë.

Sigal

Gjithë rrugën në këmbë e përshkuam në fortune,
dhe vrullshëm ecëm me shpatë, në shtigje historie.
Diku me xhubletë, herë zhveshur e herë me gunë
mbështollëm ëndërrat e jetës, veshur me shpirt lirie.

Ka ndodhur na kanë bërë të sertë e të pabindur!
Na mallkuan, kur mësonjëtoren hapëm me dëshirë.
Po kush? – Ata që për gjak, ç’do kohë i ka lindur?
Ata që dritës i ruhen, kur mbjellin helm në errësirë

Ne jemi bij të shqipes lindur për të largëta fluturime
miqësorë me mikun sa shumë…. e gjer në univers.
Veç armiku mos u përballtë me ne në zemërime!
Do të lutesha: – Atdhe ! Ndër beteja më ler të vdes!

E cili popull nuk nderon të jesh kaq shumë krenar?
Fëmijë e pushkë mbajtëm shtrënguar, në gjoks e dorë
Ka patur dhe kombe kokëulur , se lindnin pushtues barbarë.
O Shqipja ime! Me sa pak shtëpi e aq shumë dëshmorë!