Suplementi Pena Shqiptare/  Xhevahir Cirongu: Politikë me xhufka dhe politikani qeros..(!?)

410
Sigal

Tregim humoristik

I gjori Zylal, atë mëngjes u zgjua herët. Mori rrugë për në qytet. Domosdo, për pazar shkoi. Shkuli prasët në kopsht, mori koshat e ngarkoi gomarin. U kthye i kënaqur në shtëpi. Pazari i kishte ecur mirë atë ditë. Drekën e hëngri në një restorant, aty afër ku tregëtohësh fruta- perime. Porositi paçe koke të shoqëruar me një birrë. Oh’ç‘kënaqësi- tha me vete.  Eh’,kështu e ka jeta: Disa digjen nga dielli duke punuar në arë; e të tjerët rrinë e
fryhen si kungulli nën hije. More, edhe ju këtej nga qyteti nuk keni energji elektrike?! Sa çudi!… i foli kamarierit. -Pse, nga fshati ka me bollëk? Pse nuk na solle këtu në qytet një ngarkesë gomari?!. Fshatari u mendua pak. Ktheu një gëllënjkë birrë në gurmazin e thatë e shtoi: -More, për fshatin nuk pyet askush. Pastaj, këtej nga qyteti kanë dalë barkëfryrë e gushdalë soj e lloj deputet apo qeveritarë.Të pranishmit,dëgjuan këto fjalë e plasën gazit. Vetëm njëri nuk foli, as nuk qeshi. Ai,barkaleci atje në fund të lokalit. More,po ti,ç’hall të ka zënë? Apo,je në mort?!.Në këtë kohë erdhën dritat. Epo,shyqyr që erdhën, se kush e duronte këtë palo fshatar. I shkëlqeu fytyra. Në lokal u dëgjua një zë si e bërtitur ariu në shpellë.                                                                                  Ndize televizorin zotëri! Ora shkoi dymbëdhjetë. Ka parlament sot?! Dhe ja,në ekran dollën baballarët e kombit. Unë, hodha sytë drejtë ekranit. Kisha kohë pa i parë deputetët. Ata, ngriheshin e uleshin sa nga karrigia, tek mikrofoni. Diskutonin gjatë. Ndonjë herë edhe grindeshin. Por, kishte nga ata, që e kishte”seriozisht”. Domosdo, për “popullin” flisnin. Ja, ku është deputeti i lagjes së qytetit tim, -foli barkaleci. Si shpirt është! – More, ti e gjete, po ai imi ku do të jetë vallë?!…-foli fshatari. – Mos vrisni mendjen kotë. Aty janë të gjithë. E ku dallohen më ata tani. Kanë vënë shëndet nga “meraku” për ne, – foli qytetari i tretë. Shiko, shiko,- bërtiti  Zylali. -Ja ky,që po flet në mikrofon është deputeti i zonës sime. Më kishte marrë malli. Kam tre vite pa e parë. Qysh në zgjedhjet parlamentare. Këto fjalë i tha si me shaka. E kishte edhe nga fshati. Epo,kur bëhesh deputet e politikan i harron të gjitha. Kështu e pësoi edhe djali i Latifit sa u bë politikan. Nga zëri e njohu. I hante pak llafet kur fliste. Nga xhepi nxori syzet. Pasi i vendosi mbi hundë, hodhi shikimin drejtë ekranit. Veshët nuk e kishin gënjyer. -Po,po,ky qënka! Pa dale, dale….sa qënka shëndoshur!?… Dikur ishte i hollë e i gjatë. Kurse tani me gush të varur e bark të fryrë si voze e mbushur me dhallë dhie. La mikrofonin, e u ul në vendin e vet. Asgjë s’mori vesh se për çfarë foli nga podiumi.!…E nxora mallin. Por,edhe të tjerët, rrumba poce flisnin. Sa për taksat, apo rritjen e çmimeve, -pëshpëriti prapë xha Zylali. Kishte të drejtë fshatari, -tha me vete Pal Barkaleci. Të tjerët u ngrysën në fytyrë. Pse do thoni ju?  Po ja, qeveria na premtoi ulje taksash, punësim, ujë e drita 24 orë!.E të tjera, e të tjera…..Mos u nxito – vëllaçko. Duro edhe pak- ndërhyri Kamberi. Kamber Pilafin e njihnin të gjithë në qytet për shakatë e holla që thoshte. Kur dëgjoi për rritjen e rrogave e pensionet të fshatit e të qytetit me “përqindje” si dikur në monizëm u shpreh: “Politikë me xhufka dhe politikan qeros, kemi me bollëk sot”. Dikush thotë  jam i majtë, tjetri jam djathtë e forca e gravitetit të fjalëve rrotullohet e gatuhen në parlament apo në qeveri. Kurse, poshtë zyrtarë bëjnë “mbrekulli”. -Epo, pse mos të bëjnë?! Sot për nesër janë në karrige. Pastaj…ku i dihet e nesrmja. “O Mete, për vete- thotë një fjalë e urtë”. Në të gënjeva, nuk është bërë hataja, more derman. Pastaj politika kështu e ka. Po flokët pse u kanë rënë politikanëve?  Nga që mendojnë për ne, more Pal Barkaleci. E di ti përrallën e qerosit?!… -Ta ka treguar gjyshi apo gjyshja! Sa herë gënjen qerosi? Nëse nuk e di ,do e mësosh. Kamber Pilafi piu kafenë, mori shkopin që kishte varur në karrige; e rëndë- rëndë mori udhën për në shtëpi. Rrezet e diellit binin pingul. Vapa e qershorit shtërngoi më shumë, pas një shiu të imët që ra. Ishte kohë dreke. Politikani qeros vazhdonte të fliste nga ekrani i televizorit.