Suplementi Pena Shqiptare/ Virgjil Kule: Emra të harruar

202
Sigal

Më jep një Sharjah-

të jap një Tanganikë.

Dëgjova shteti UAR

do prishet në Afrikë.

Një Eritre të moçme

Ta ndërrojë me Rodezinë.

E kam një Ceilon, dua Birmaninë…

Kush di çfarë ndodh nesër

me Jugosllavinë…

Kështu shkëmbenim pullat;

mësonim dhe për vete.

Sa shpejt rodhi koha…

Ç’u bënë gjithë ato shtete?

Ca u ndanë për fare,

ca të tjerë bashkohen.

Shtetet janë si njerëzit

Grinden dhe pajtohen.