Në dimër, kondicioneri të ulet me dy gradë, Gjermania përgatit ligj për përballimin e mungesës së gazit nga Rusia

131
Sigal

Kufizimi i sasive të gazit që Rusia dërgon në Gjermani ka sjellë problemet e para në shtetin më të fuqishëm të Europës.

Pavarësisht se këtë vit Gjermania ka rezerva më të mëdha të gazit krahasuar me vitet e kaluara në sezonin e verës, po shihet mundësia e zëvendësimit të mundshëm nëse Rusia vazhdon të pakësojë më tej eksportin e gazit për shkak të luftës në Ukrainë.

Nëse rezervuarët nuk mbushen deri në dimër, Ministri Federal i Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbrit) dëshiron të miratojë me ligj kursimin e energjisë “nëse është e nevojshme”. Megjithatë, shanset për të ulur temperaturën e dhomës janë mjaft të vogla.

Aktualisht, nga data 1 tetor deri më 30 prill, në banesa dhe shtëpi duhet të mbizotërojnë 20 deri në 22 gradë. Kjo nuk është një kërkesë ligjore, por rezultat i vendimeve gjyqësore dhe detyrimeve të pronarit.

Klaus Müller, president i Agjencisë Federale të Rrjetit, kishte propozuar uljen e temperaturës me dy gradë me rregullore apo ligj shtetëror. Vlerësimet se çfarë mund të kursehet për shkallë të gazit në familjet private janë ndërmjet gjashtë dhe dhjetë për qind.