Beniada Nishani largohet nga Shqipëria, arsyeja?

358
Sigal

Beniada Nishani është një nga ish-banoret më të pëlqyera të Big Brother Vip.

Modelja pas eksperiencës së saj në reality-show-n, BBV, mori oferta për të punuar në television, mundësi të cilën e shfrytëzoi në moment. Por ky ndryshim i papritur bëri që ajo të jetë larg familjes së saj, e cila jeton në shtetin fqinj, Itali. Mirëpo siç duket Beniada ka vendosur të marrë disa ditë pushimi për tu rikthyer në Itali për të vizituar familjen e saj.

Me anë të një fotoje në Instagram nga rehatia e divanit të saj modelja lajmëron: Edhe pak do nisem për Ravenna, me ne fund 4 muaj pa takuar familjen time.

Ky do të jetë një udhëtim i shkurtër, pasi Beniada u sigurua të tregonte se do rikthehet sërisht. “Rikthim,”-shkruajti modelja gjithashtu.

Ju kujtojmë që fansat kanë shpërthyer ndaj një veprimi të fundit të modeles, të cilën së fundmi e kemi parë edhe si moderatore në televizion. Një video e publikuar fillimisht nga një blogere në TikTok, tregon një fragment nga emisionin “He/She’s On Top”, ku Beniada është përzgjedhur si antare jurie së bashku me Megi Pojanin.

Ne fragmentin e publikuar nga blogerja, i ftuar në emision ishte edhe stilisti kosovar Festim Isufi. Gjatë bisedës, Beniada iu drejtohet konkurrentëve duke i kritikuar se nuk bëjnë palestër, ndërsa mendimi i saj u mbështetet edhe nga stilisti i ftuar.

“Story-t me body postivity left the chat (u larguan/u zhdukën)”- ka shkruar krahas videos influencerja që e ka publikuar.