Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana Shkodrani: Luli gjithsaherësh në apele

98
Sigal

Nuk besoj të kem arritur diçka dhe s’e bëra balerinë fjalën mbi secilën plagë e gallatë. Në harkun kohor pas një shekulli sterrë, ende s’paskam zë…Si duket pluhuri i harresës që në kohën e vlagës llogjeve, pushtoi xixë të dhimbjes përmbi gjëmë kolektive e më la mua, la atë e ndonjë prej jush që me fjalën e sinqertë jemi martuar përjetësisht. Vallë a do kujtojnë ekzistencën dhe timen gjithë kjo shoqëri një ditë? Vallë parashikimet do hapin rrugën e të vërtetës së shndritshme, jo si ato marrë nga një intervistues të ngjarjes që gjëmojnë për shkrime as dy cent. Çfarë zbuti në kujtesë që na dha si një degë mështenkë_Rafaelon a Balzak? Mua më vijnë në mendë ca armiq të mykur në hak. Muzeu historik i kaltërsisë qiellore ngryset mbi fshat, autostradë e kryeqytet;

Rri pushtetshëm mbi çdo vepër bërë thonjë e gjak..Rri pushtetshëm mbi piacën, zemrën e rrëmujës, realizuar me banimin e përjetshëm të rreth e rreth antologjish gjuhe. Jeni në një cep Mesdheu, të ngjashmit e mi…aty në Shqipëri, ku celebrohet ajo që duhet kuptuar, se si kufijtë mbrohen e duhen në fjalë të butë, në arsye superiore mbi çdo person e individ cilido qoftë. Jo, nuk takohen aty Dante e Mikelanxhelo, po eksperimentohen elozhet bërë bajatë. S’di si të bëjë,ti përmend ata që s’dua?_ Po kujt i intereson dashuria e një poeti? Kujt? “Bajat…në një vrimë i bie fyellit” do thonë .. E ç’më vika turp për fakt historik sikur t’më ket plasur cipë, kjo roje e trupit që mban zap zilitë e sytë mbi muskuj llërësh djem të rinj. Origjinali i këtij monumenti ku është e kush e fsheh..simbolin e rreptësisë së fuqisë mbi ne? Kush i fsheh prapësitë e ato nuk na i çjerrë si në antikitet të garës në amfiteatër grek. Kërkoj përgjigje! Kërkoj skulpturë nga e majta në të djathtë dhe se bëjnë hije janë trasparente po bënë, mbi vullnet vulë të gjësë së mirë. Mundi..mundin e trashëguar nga djersë..Vetëm ajo nuk e tradhëton e vërtitet si çamarroke në mëshirë për një copë bukë.. Ahh, mo Luli vocërr…që të njohëm për të mos harruar kurrë..Se ti je ende, nuk vdiske hero i cërmës së urisë, i bretkut rënë për hiç.. e unë të shoh..të jap ndonjë monedhë, po gishtërinjtë nga opingat nuk ti mbulokam dot.. Ajo labja ime thosh.. “s’mbahet konaku me miell hua” …Tjetri të jep top…Ahhh, more qyqar, ç’e do atë top kur s’fut gjë në gojë! ..Të mbllaçitësh ëndrra sikur t’jesh i lirë!? Skllav i rracës sonë..Luli im, yni..i atij ..i këtyre që s’të shohin…Migjen Dante Mikelanxhelo e Balzak..uri e Lulit vocërr cipë dalldie nuk shqepka dot… ……Ndërtova ndoshta mbi ujra ere të marrë?