Suplementi Pena Shqiptare/ Viktor Bakillari: “Visare të Skraparit”

166
Sigal

Dy fjalë lexuesit: Të shkruash për vendlindjen është kënaqësi, përgjegjësi, por edhe detyré. Cilido që mbaron një punë géllin mirë, pavarësisht se sa ia ka dalë mbanë asaj, ndjen një qetësi të brendshme shpirtërore.

Në biseda të ndryshme edhe për tema të mprehta, njeriu nga natyra është i lirë. Ndryshe qëndron puna kur merr penën. Në këtë rast rritet pafundësisht ndjenja e përgjegjësisë, sepse ajo që shkruan gjykohet nga njerëzit, nga brezat. Dikush të vlerëson për punën e kryer e dikush tjetër të kritikon.

Uroj që lexuesi “‘ta shikojë gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh”.

Njeriu ka detyrime familjare, por edhe shpirtërore. E kam ndjerë gjithnjë si një detyrim moral ndaj vendlindjes që të përpiqem të nxjerr në pah vlerat, mendësinë e njerëzve, veçantitë e tyre.

Skrapari është një vend vërtet i veçantë me natyrë dhe njerëz të mrekullueshëm, me BURRA të shëndetshëm, punêtore, të zgjuar dhe shumë arsimdashës, njerëz mikpritës, të muhabetit dhe të dollisë; me GRA plot virtyte, të bukura dhe amvisa shumë të mira.

Skraparasit janë njerëz që i këndojnë jetës (nuk e dija dhe as që e merrja dot me mend sa folklor të pasur paskemi pasur! -që urojnë: “Gazi me trashëgime!” që dinë t’i bëjnë ballë së keqes (vdekjen e kalojnë si diçka të natyrshme) dhe ngushëllojnë: “T’u pastë lënë uratën!” apo “U kyçtë e liga!”, që nuk e njohin hasmërinë, ngujimin. Njoh raste kur një derë duhet të shkonte për gaz, po atë ditë i ka ardhur një mandatë. I zoti i shtëpisë, si burrë me mend, ua ka dalë mbanë të dy rasteve. Ai ka ndarë punët duke u thënë fëmijeve: Ti do të shkosh në dasmë të këndosh, të bësh dolli e të hedhësh valle, ti tjetri do të shkosh për ngushëllim.

Skrapari është vend i begatë. Në të ka vende të shenjta (Mali i Tomorrit edhe vende të tjera), kullota e pyje të mëdha, blegtori të zhvilluar, rrush, lisat me musht turfullojnë, raki të pakrahasueshme me asnjë pije tjetër alkoolike, pekmez, tehani, arra, ujé të lehtë etj, etj.

Përsa i përket librit në fjalë, mirënjohja kryesore, padyshim, u takon autorëve të bibliografisë, tek të cilët jam mbështetur si dhe gjithé skraparasve me të cilët kam biseduar gojarisht népër udhëtime, festa, fejesa, martesa, sebepe të ndryshme , nëpër kafene sidomos gjatë mbrëmjeve të shpeshta “EUROPA” ku mblidhet një grup Skraparasish me poetin Xhevahir Spahiun në ballë.

E për çfarë nuk flitet te kafene “Europa”‘! Për Baba Malin (Tomorrin), për rrënjët e moçme, për fiset ilire, Dodonën Pellazgjike, këngët, vallet, fjalë dhe shprehje karakteristike, urimet, mallkimet, betimet, rrëfenjat, fjalët e urta etj, etj.

Gjithashtu falenderoj përyemërsisht  Profesoreët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Nonda Varfin dhe Klodeta Dibren; znj. Ervehe Baruti, ish-përgiegjëse e arkivit të prozës dhe poezisë në arkivin e Folklorit Letrar pranë Institutit te Kultures Popullore që m’u genden, Prof.asoc.dr. Hajredin Xhaferin nga Floqi i Tomorricës per dy artikujt shkencore “Fjalë e frazeologji te botës bimore në krahinen e Tomorricës” dhe “Fjalë e frazeologji që lidhen me botën shtazore ne krahinen e Tomorricës”, mësuesin Luman Caka, Prof.asoc.dr. Anton Papleken, xha Tefik Ramen nga Barci për lenden me vlerë që më vune në duar, kolonjaro- skraparasin Bardh Alicka si dhe pedagogen e gjuhës frënge Egla Gishtin (mbesë në Skrapar).