Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Puthmë

54
Sigal

Për ne sonte nata e fundit;

sonte zgjat gjer në mëngjes.

NOA

Sekondi i ngjaka minutit,

ora me një ditë, për besë.

Sonte puthmë që të ngopesh…

Nesër iki, s’do t’më kesh!

Nuk të le që të dremitesh,

s’di ç’do mbetet midis nesh.

Syt’ e tu do t’marr me vete.

Kush e di në ç’breg do t’dal!

Nuk harroj që vetëm mbete,

porositë i kam një mal.

Puthmë sonte të më ngopësh.

Mos më ler që të dremitem!

Në mëngjes më s’do t‘më shohësh.

Kushedi ku do të çapitem…

Dita e ndarjes, ja, do të gdhijë.

Dashuria jonë pa fat,

do të derdhësh lot të zi,

do të mbetesh fillikat.