Dyshohet se humbi kontrollin, 62-vjeçari ndërron jetë pasi makina u përplas me murin anësor

29
Sigal

Policia e Matit njofton se 62-vjeçari M.B duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor.

Efektivët e policisë shprehen se si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30,  në vendin e quajtur “Ish parku”,  shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel,  duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital.