“5 mijë euro ose të vrava”, dalin detaje të reja nga gjobëvënësi në Korçë

637
Sigal

Kanoset me jete nje biznesmen ne Korce. Policia ben me dije se ka arrestuyar autorin e dyshuar te gjobevenies ndaj nje biznesmeni, i cili eshte kanosur me thike dhe në këmbim të jetës i eshte kerkuar shuma prej 5000 Euro.

Ne pranga u vu shtetasi E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

“Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISE 

Autori me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

E.L, 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka kanosur me thikë, një biznesmen në qytetin e Korçës, duke i kërkuar në këmbim të jetës shumën prej 5000 Euro.

Nga tërësia e veprimeve të kryera shtetasi i lartpërmendur, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të këtij shtetasi.