Luan Rama denoncon skandalin: Bashkia e Vlorës hoqi flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve

292
Sigal

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka denoncuar aktet e Bashkisë së Vlorës gjatë ceremonisë së festave të nëntorit.

Në një reagim për mediat, Luan Rama ka deklaruar se në Ditën e Çlirimit, kur qytetarët nderojnë martirët që kanë sjellë lirinë  e vendit, Bashkia e Vlorës ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe monumenti i pavarësisë.

“Sot kur e gjithë vetëdija jonë kombëtare nderon dëshmorët e kombit në ditën e çlirimit të atdheut, bashkia e Vlorës në ora 10:30 ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë! Hipokrizia e hajdutëve të bashkisë së Vlorës fyen dhe nëpërkëmb ditën e shenjtë të çlirimit të atdheut!”,- deklaron Luan Rama.

Ceremoniali shtetëror i jep Vlorës një status të veçantë për festat e Nëntorit. Ndërkohë që bashkia e këtij qyteti ka detyrë të kryejë dekorimet dhe vendosjen e simboleve kombëtare në institucione dhe vendet ku ndodhen monumentet që përjetësojnë pavarësinë dhe Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.