Suplementi Pena Shqiptare/ Martin Cukalla: Ra Hëna në zall të lumit

137

-sestinë për Pashkë-

Sigal

 

Nga më vjen ëmbël një zë,

si lulja e verësë!

Si lulja e verësë

që e ngjalli era sonte.

Zuri pragun derësë,

pruri të kuqen e shpresës.

Në buzë të lumit:

Hëna hënë e plotë

zgjoji ujrat prej gjumit!

Ujrat bënë poshtë.

Poshtë bënë ujrat

Shtegut dritë i dhanë!

Drita ra mbi drurët…

teri dimërimin.

Fryu një erë lehtë,

darkë e fundit ishte!

Dikush buzëqeshte

këngë pleqërishte

Fry moj erë e gjetheve,

ngjallu barin ledheve,

hap sythat e frutave,

çelu lulet bletëve!

Nga gjumi i zgjo fëmijët

të ikin lirishteve…

Mes për mes të qiellit

ngroh e po ndrit Dielli.

Bukëmbëla Pashkë

vezë e kuqe në mes.

Krejt në të gjelbër

faqemali m’u vesh…

Ylli ka përveshur llërët,

vashat kanë zënë këngët,

fëmijët nëpër kaçube,

po mbledhin vezët e kuqe.

Lepuri i paskish lënë

kësaj natësë me hënë…