Suplementi Pena Shqiptare/ Vangjush Saro: Shtëpia dhe çadra*

Tokë e qiell dimri i ka ngrirë.
Çadra e mjerë dergjet n’ errësirë.
I drejtohet shtëpia përkarshi:
“Mund të më ftillosh një kërshëri:
Pse nuk ke ti drita, zbukurime?
Jemi në Krishtlindje, zemra ime…”

Nis shpjegohet Çadra pak nga pak:
“Epo ja, im zot s’është përqark,
se ka dalë për ndonjë çap buke.
Kur të kthehet, ia vë në dukje…”

NOA