Suplementi Pena Shqiptare/  Valter Dauti: Çoroditje vjeshtore

Gjarpëruan gjethet gjysmëgjelbër,

rënë trotuarësh në shkreti.

Sigal

Sikur të ishe krejt e verbër:

-E di! Këtu mungon veç ti!

 

E hedh një hap.  Mat edhe një…

më qesh një vajzë me gjoksin plot.

E pyes i ndrojtur, e njeh atë,

që si ajo, askurrë s’je dot?

 

E njoh gërvish…qesh edhe ik…

le pas ca gjurmë të verbëra krejt.

Dy vëthë të rënë vjeshta stërpik.

Unë ec somnambul, shtrembër dhe drejt…

 

Me gjysmë shpirt ç’lëngon çdo gjeth!

Vret vjeshta veten, krejt në shkreti.

Qëndroj! Çdo gjeth, në dorë e mbledh!

Shoh, mos pa dashkas, aty je ti.

 

Gjarpëruar gjethet gjysmëgjelbër,

si gen, gjej frikë nga gjarpërinjtë.

Më ardhsh e bardhë pranverën tjetër!

Mbi trotuarë! Krejt e florinjtë!

 

Me gjoksin plot si kjo bardhoshe,

që s’pyet se ç’specie ka për rreth.

U humb në s’deshe të marrosesh.

Në vjeshtë u kthe. Zverdhu si gjeth.

 

Unë do të pres se s’kam ç’t’i bëj,

vesit të keq që më thotë :Prit!

Veç, ti në ardhç, eja më gjej

te një gjysmëgjeth, që përpëlit…