Fjalën e fundit nuk ua thashë asnjëherë
të gjithë atyre që kanë ikur nga kjo jetë!
Se njeriu për njëri – tjetrin s’është erë,
që të ndahen siç ndahen retë.
Ç’kuptim do kishte një lamtumirë?
Ç’kuptim diçka tjetër do kish
T’i kujtoj ata në një bisedë të lirë
dhe me një ëndërr gjumin për ta prish.
Fjalën e fundit nuk ua thashë asnjëherë
të gjithë atyre që më kanë ikur më shpejtë,
se njeriu për njeriun është i dashur përherë;
siç është një jetë.