Suplementi Pena Shqiptare/ Ai iku duke lënë pas një vepër rilindësi

523
Abdurahim Ashiku

Në kujtim të Dashmir Zaçes, mësuesi i parë i shkollimit shqip të fëmijëve në Selanik, 7 mars 2001. 

Një vit më parë, më 26 shtator 2016, Dashmir Zaçe, mësuesi i orës së parë të mësimit shqip të fëmijëve mërgimtarë në Selanik, mësuesi i brezave të tërë nxënësish në Përmet, poeti, shkrimtari, NJERIU, iku në përjetësi. Iku për të lënë pas një vepër rilindësi, rilindësi të një kohe tjetër, rilindësi të gjuhës shqipe në mërgim. Iku pa zë, pa një vlerësim moral për aktin e tij, e bashkë me Të edhe merita e dhjetëra mësuesve dhe mësueseve vullnetarë të mësimit të fëmijëve të shkruajnë, lexojnë e këndojnë në gjuhën e nënës.

Për Të, për vlerat e tij si njeri dhe si mësues, tashmë ka një libër në proces botimi, një libër që shpresoj ta lexojnë pushtetarët në Shqipëri, ta lexojnë dhe ta ngrenë në piedestalin e lartë të mësuesve mërgimtarë që si rilindësit e mëdhenj të kombit punojnë duke u shkrirë si qiriu për mëmëdhenë, për gjuhën e bukur shqipe. Një homazh sot për Dashmir Zaçen, një tufë lule mbi shtëpinë e tij të përjetshme në Përmet.
Sigal