U ktheva pas kaq kohe
aty, ku dikur çdo gjë e lashë!
Veç koha kish marrë me vete çdo gjë
dhe asgjë nga ç’kishim, s’i pashë.
Shetita e shetita në qytet,
Ku çdo gjë më dukej krejt e ftohur!
Tani askush, me gojë s’me flet,
askush s’më jep tani të njohur.
S’di pse s’e shuajta sadopak mallin;
Me sy të përlotur eca kokëulur,
Eh askush s’e njeh më atë djalin
Me të cilin dikur, me të ishin mburrur.
Kjo vizitë veç mërzitje më la.
Me qytetin s’u ç’malla, si të mos isha aty!
Dikur, shumë i dhashë e më dha
Asgjë, asgjë s’më afron më, tani.




















