Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: Ballkoni i ëndrrave

33
Sigal

Në trenin e viteve gjeta ty

Në lulishten me trëndafila përkëdhela ty

Në ballkonin e ëndrrave putha ty

Në kupën e qiellit u shkriva me ty!

 

Dallgët e detit i kishim të dy

Flladin e lehtë ta fala ty

Kaltersinë e qiellit në syt’ e tu

Muzgun ne breg si buzët me shkum’!

 

Botën e kisha në duart e mi

Xhevahire, flori për mua ishe ti

Pirate e zemrës me trupin selvi

E bukur e marrë për dashuri!