Suplementi Pena Shqiptare/ Miltiadh Davidhi: Meteori

Meteori
Ndriçoi
Gjithë hapësirën
Dhe u tretë:
Gjithësia mbeti
e bukur.
Ai u zhduk
Përjetë.

E bukura u fsheh

Sigal

E bukura u fsheh,
e lulet u transformuan
Në gjethe.
Sa shpejt,
E pakuptuar?!
E unë erdha
t’i shikoja sërish,
kur me të gjitha
Ngjyrat
Zbukuronin degët
E erërave.

Në një kohë kaq
Të shkurtër,
Një ndryshim kaq i madh
midis lules e gjethes!

Por shpirti
s’pajtohet kaq shpejt!
Me këtë ndryshim…
Aty ende lulet
kanë mbetur të çelura.

Lëndina

Bar i ngrënë
nga kafshët,
plot me flutura
Mallesh,
Gjurmë dhimbjesh,
E ripërtëritje
Ëndrrash.
Ishte e gjithë
Jeta e saj.