Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: As dhe një çast…

502
Sigal

As dhe një çast,
nuk pushova së shikuari,
shpirtin tënd prej fluture,
bustin tënd me erë Jasemini,
formën e harlisjes,
në prerjet kur del hëna në mijëra yje.


Aty do fshihem,
në të vërtetat e gjuhës së lumit,
aty do dalë në gjiret,
mbi kërthizën e bregut,
ku luaj si çapkën,
në vizatimet mbi rërë,
pa ardhur mirë zbatica.


As dhe një çast,
nuk do flas me leshterikët,
që bien në agoni,
nga princesha e valëve,
si damar koralesh do shtrihem,
në zjarrin e Ekuadorit tënd,
të fshehur…