Suplementi Pena Shqiptare/ Agron Tufa: Mesimi i të shprehurit shkurt

432
Sigal

“Shkurtësia është motër e talentit”, thuhet të këtë thënë A.P. Çehovi.

Më vonë jam tallur, duke e shformuar këtë thënie në trajtën: “Shkurtësia është motra jonë e vogël e kushëririt tonë të madh”. Por mua atë (virtytin e shkurtësisë) më ka bërë ta ndjej një person, në fillimet e mia të gazetarisë (“Zëri i Rinisë” fillimviti 1993). Ka qenë një lajm që dorëzova në redaksi dhe redaktori përgjegjës, Sami Milloshi, të cilin e njihja vetëm si poet, ma ktheu shkrimin duke më thënë: “vetëm 11 radhë!”.


U bëra spec, i lënduar në sedër. Sepse shpjegimet e tij ishin të logjikshme. E shkurtova shkrimin fiks 11 rreshta. “Hëm.. kështu më mirë. Por prapë… Ulu dhe njëherë. Hiqi këto metaforat, poetizmat… Hiqi dhe krahasimet, patetikën. Ky është veçse një lajm, kronikë. Mos e ngatërro me poezinë”. Përsëri u skuqa. Më vinte të ha veten me dhëmbë.
Ia solla Samiut sërish shkrimin. Shumë bukur, tha. Ja sa mirë! E qartë gjithçka, pa asgjë të tepërt.

Që nga ajo ditë një mekanizëm prokrusti filloi të vigjëlojë brenda meje. Dhe jo më më në publicistikë, por në letërsi.Ka qenë një mësim kolosal në kohën e duhur.

Dhe le të jetë ky kujtim një mirënjohje e vonuar për shkrimtarin Sami Milloshi!