(Tekst kënge;Gurra e Prodanit)
Ta dish Limar sa të dua,
balta ku më rriti mua.
Vëndi me njerëz fisnik,
ku era kthehet muzikë.
Atje kënga quhet këngë,
gjithë malet i mban në këmbë.
Limari im plot me lule,
nga malli në gjunjë më ule.
Limari me tre mëhalla,
kur të lash nga malli qava.
Po për trimeritë e tua,
çfarë s’u tha e çfarë s’u shkrua!
Rrugët zoti t’i ka shtruar,
si me mermer e uruar.
Dhe hëna e zbukuruar,
të qëndron mbi kraharuar.
Zogjtë vinë e zogjtë shkojnë,
dallëndyshet s’të harrojnë.
Cicërimat që më zgjojnë,
i bëj varg që të gjëmojnë.
__________________________
O Malli patretur-ooooooooooo!
Ngeli malli atje ngeli,
aromë me lule sherbeli,
borzilok në gjumë më erdhi.