Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, thotë Rama.
Në shtator, 350 nxënës do ulen në klasa moderne!
Në shkollën “Fadil Gurmani” në Elbasan vijon me ritme të larta puna për rikonstruksionin e saj. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle, e cila pritet të hapë dyert në shtator.“Shkolla “Fadil Gurmani” në Elbasan, po i nënshtrohet një transformimi tërësor, me punimet që po ecin me ritme të larta çdo ditë. Në shtator, mbi 350 nxënës do të rikthehen në klasa moderne, me kushte bashkëkohore që frymëzojnë të mësuarit dhe ëndrrat e brezit të ri”, shkruan Rama.Kreu i qeverisë u shpreh se “ky është një tjetër investim i rëndësishëm i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan, në funksion të një arsimi cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë”. Investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet i qeverisë për kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
Rama: 867 mijë vizitorë eksploruan zonat e mbrojtura në katër muajt e parë të vitit
Interesi i vizitorëve për zonat e mbrojtura të vendit është në rritje. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një shifër pozitive, teksa thotë se vetëm në katër muajt e parë të vitit, ka pasur 867 mijë vizitorë. Kjo shifër, thotë kreu i qeverisë, është 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.“Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë vizitorë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga liqenet alpine te lagunat, nga pyjet shekullorë te Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë, Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës”, thotë Rama.




















