S’kam ndryshuar për asgjë,
ngelem po ai i pari.
Po për gjumë nuk para flë,
s’dihet se ku ka rënë zjarri.
Pak i lodhur, po s’prish punë,
s’kam ngarkesa dhe detyra.
Xhaketën e mbaj si gunë,
pak i rrudhur nga fytyra.
Plak hesapi duhet thënë
dhe pse mirë nuk tingwllon.
S’di pse gryka ma humb zënë,
s’di mëndja nga fluturon.
S’kam ndryshuar, po Ai,
dhe pse vitet më rëndojnë.
Dukem trim në poezi,
po këmbët më tradhëtojnë.
Përpiqem që të harroj,
ndonjë dhimbje egërsirë.
Po sa nisem të pushoj,
me duket dita e nxirë.
Nuk jam keq, më kot ankohem,
i pa punë e s’di çfarë bëj.
Se besoj të tjetërsohem,
këto ditë zor që t’i gjëj.





















