Në atë fshat të largët e të sertë
jetonin njerëz me të ndryshme kombësi.
Jetonin shqiptarë, maqedonas, serbë,
turq, ndoshta dhe grekë a kushedi.
Turqia kish shekuj që e kish pllakosur
me veladonin e saj të pushtimit të zi.
Është legjendare,por jo legjendë e llangosur
Megjithëse vjen nga kohë e largët kjo histori.
Ai fshat kishte vasha të bukura si perri.
Pashai na kish kërkuar më të bukurë vashë…
dhe fshati zjente e turfullonte plot mëri!
“Eh,pasha i ndyrë,gjakëprishuri Turgut Pashë!”
Të parët e fiseve ishin mbledhur në kuvend.
Kishin tre ditë e tre netë pa bukë e pagjumë.
Kërkonin një vendim të drejtë e me mend,
por u delte vrerë nga gojët plot shkumë.
-Le t’ia japim,-thosh i pari-Nora është kurvë.
-Le t’ia japim,-thosh i dyti-Nora është lavirë…
dhe zëri jehonte si ulurimë nga kulla në kullë.
Dhe fshati dëgjonte e malet e larta bënin sehir.
-Mosni burra! Kjo fjalë s’na shkon për shtat.
-Mbani gojën-thosh një tjetër,-turpi bie mbi ne.
…dhe sherri vazhdonte rrokullisej nëpër fshat
…dhe tymi i duhanit nxinte gjer lartë në re.
Ditën e tretë vonë,kur dielli ish në të perënduar
dëgjohet trokthi i një kali, që nxitonte nga larg.
Mbi të një perri, si luftëtare shkëlqente kalëruar,
dhe me dhjetra zana të tjera pas saj vinin varg.
Qëndroi dhe mes kuvendit rrokullisi kokën e Pashës.
Aty nën hijen e rrapit lodhur nga kuvendi i pleqësisë.
Në atë livadh buzpyllit, që sot quhet”Lëndina e vashës”.
dhe vashat ndër breza hedhin shtruar vallen e lirisë.
-Merreni Pashanë,-kumboi ajo,e bukura perri krenare.
Unë jam NORA,lindur dhe rritur në tokën tonë SHQIPTARE…
Aldebaran.




















