Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Ku shkon o Njeri?!

Tërë ditën e ditës mendjen e kisha tym,

kujtoja ca gjera që i kisha harruar.

Sigal

Një erë e zbehtë si fletë më shtyn,

edhe buzëqeshja fshihej nëpër duar.

Malet dukeshin kodra e kodrat male,

dielli si gjysmak më dukej, s’e di.

Më vinte një zë i zbehtë fare,

edhe më thoshte:                                                                                                                                                                                                                            Ku shkon o Njeri?!

E vazhdoja rrugën mes një pylli të dendur,

degët e lisit ma bënin me sy.

Qyqja po vajtonte me një zë çmendur,

u shkëputa nga dega u ngrit përsëri.

Gjithë dukuritë nuk po më pëlqenin,

seç kisha me veten s’po e merrja vesh.

Mendimet vazhdonin si mushti të zienin

dhe lule s’shikoja më në asnjë shesh.

Thatësirë e madhe shterpëri bajate,

më kot lodhem asgjë nuk ndreq dot.

I bëj thirrje hënës duku pas mesnate.

dhe ndriçoje botën ashtu fare kot.

Tërë ditën e ditës mendjen e kisha tym,

tani që po shkruaj dhe më keq akoma.

A moj botë e ndyrë ç’ke që më pështyn,

kur fytyra ime fle, zgjohet në koma!

 

Lutur shpeshë në jetë.

Lutur shpesh në jetë,

për halle, gëzime.

Po prapë s’jam i qetë,

sa ka perëndime.

Ka e çfarë s’ka jeta,

buqeta me lule.

Ka dhe ca shigjeta,

si Herkul m’i ngule.

Ka diell të ngrohtë,

zjarr për fukaranë.

Ka stuhira plot,

që të bëjnë hatanë.

Ka dhe dashurira,

që rrojnë sa jeta.

Po ka dhe dëshira,

që kalben si fleta.

Ka dhe shokë e miq,

për besë e për kokë.

Po ka dhe të liq,

anë e mbanë në botë.

Ka e çfarë s’ka jeta,

mirë bëni t’i dini.

Ka të tatëpjeta,

që dhe mund të bini.

Ka shkëmbinj të sertë

dhe fusha pjellore.

Ka miza dhe bletë,

ka dhe nevojtore.

Rob të kësaj jete,

jemi shokë o shokë.

S’marrim gjë me vete,

veç dy metra tokë.

Eh o jetë- o jetë,

moj dashnoria ime.

Ç’të dhurova vetë,

s’të dua shpërblime.

Dhe po u harrova,

s’do jem unë i pari,

këngët që i shkrova,

janë si flakë zjarri.