Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Aromë Nëne……..!

Dal në derë e pres me sy nga hëna,
halletretur,shpirti nëpër re.
Më përgjon si gjethe plepi gjëma
dhe kërkon atë që nuk ja ke.

Në sergjen të dhomës bluan mola,
drurin e cfilitur në acar.
Atje çlodhet e atje zjen kolla,
e plevitit të vjetër në hambar.

Sigal

Vetullat lëviz në mjegull era
dhe sokaqet nxihen si me bojë.
Çdo qerpik të syrit zbardhi vera,
Nëna, lotlëshuar mbylli gojë.

Çfarë të bëj e çfarë të katranos,
pesha e hallit kockat po mi djeg.
Si s’mu nda kjo dhimbje,si s’mu sos,
shpirtin ku ta plas,ku ta përpjek?!

Eci si kërmill nëpër kalldrëme,
aromë nëne mban çdo gur i tij.
Qielli do të çahet nga kjo dhembje
Nënën time do ta mbajë në gji…..!