Çdo gjë ndryshoi papritur:
humori, dëshira, shikimi.
Çdo gjë ndryshoi papritur
ku shkoi dashuri e zhuritur?
Të papriturat janë për njerëzit;
zhgënjimi i përplas në tokë.
Ka nga ato ditë që qeshim,
por dhe nga ato që lëshojmë lot!
Mundem të negocioj veç me veten time!
Me atë nuk po mundem ta gjej dot.
I flas i bërtas mes dhimbjes dhe sherrit
e ka vështirë të më kuptojë, të besojë!
Po si mundet të pllakosë kjo pasiguri?
Në ndjenjat e secilit kishte veç dashuri!
Ora tregon kohën se shumë vite kanë ik,
dhe koha tregon njeriun sa ishte besnik!






















