Suplementi Pena Shqiptare/ Kristaq Turtulli: Të duash një grua!

32
Sigal

Sot doli nga botimi libri me novela dhe tregime “Të duash një grua” i shkrimtarit Kristaq Turtulli, i cili është autor i më shumë se 30 romaneve i botuar në Shqipëri, i përkthyer në gjuhën angleze dhe i botuar në Amerikë e Kanada, ku edhe jeton dhe vepron nga atje.

Kristaq Turtulli krahas I. Kadaresw dhe Fatos Kongolit, është shkrimtari më produktiv dhe më i përkthyeri në gjuhë të huaja dhe mund të them se sot ai është një shkrimtar i madh dhe shumë i veçantë i letërsisë shqipe, si për nga temat që trajton, si për nga gjuha plot stil, leksiku i pasur e po ashtu edhe për nga shprehja filozofike dhe rrëfimi i veçantë brenda tekstit, që tregon një vetëdije të lartë letrare dhe artistike të tij.

Deri më tani jemi mësuar të lexojmë se shkrimtari i madh i letërsisë sonë Kristaq Turtulli shkruan romane që për tema trajtojnë të kaluarën e popullit tonë me të gjitha vuajtjet e tij, por brenda kësaj serie tw botimeve ai ka botuar edhe njw numër tw konsiderueshëm të librave me novela dhe tregime, që njeri nga to është edhe libri i tij i fundit ‘Të duash një grua’.