Suplementi Pena Shqiptare/ Pullumb Ahmeti: Metamorfozë

190
Sigal

Dita nuk po shtyhej, ora dukej se kishte ngecur në vend,! Ecja pa vetëdije dhe herë pas here shikoja vitrinat e pagoja që flisnin heshtur….Pse vështron,,nuk e shikon që jemi bosh??,, Parandjeva trishtimin dhe hijen e zbehtë, që kish mbuluar njësitë e shitjes, të cilat si ushtarë rrinin në rresht ,,në heshtje,, “të pagoja,,,.Vetëm nga kafenetë vinte një fëshfërimë bisedash që humbisnin nga zhurmat e makinave, që nxitonin sa hapej semafori…Të ulem, të mos ulem! Isha në dilemë edhe pse një kafe e kisha pirë. Më solli në vete atë çast një frenim i fortë gomash makine kur përpara këmbëve të një lypsari me rroba të grisura, i palarë, me një kore buke në dorë kish ndalur një Audi. Drejtuesi i mjetit i bërtiti pa zbritur nga makina…Vura re që djaloshi qe jo më shumë se 15-17 vjeç u tërhoq i trembur dhe u ul buzë trotuarit. Vazhdova të ecja kur pak më poshtë një grup të rinjsh ngacmonin një burrë diku te të pesëdhjetat ku i kërkonin të këndonte një këngë. Ej më dëgjo,, këndo këndo se ky vend kështu e do, mos u demoralize, sepse po e rilindin këtë vend! Kujdes se të zë neni jo 55, por 56 për humbje besimi te partia dhe dëgjoheshin të qeshura të shpërqëndruara. Pa na këndo një herë, si e thua atë këngën? Dhe ai fillonte me një zë paksa të zakonshëm të mbytur nga trishtimi të këndonte nën melodinë që besoj kushdo e di. Vura re se ai ishte disi si i sëmurë me simptomat e një dëshpërimi të thellë ku dukej se si fytyra me brazdat e thella tregonte traumën e madhe që kish kaluar ndoshta edhe kalimthi ndonjë humbje memorje apo do kish kaluar një stres të forte!

“”Kush është ai që prej vendit largohet,

dhe kërkon lumturinë nëpër botë?

Le të ikij shumë të mos mendohet;

të qëndroj këtu është mëse e kot.

Dhe ti që kalon dhe s’më flet

pishman bëshesh pse ke qëndruar?

Me dyshim mua përse më sheh,

apo fjalët e mia të kanë lënduar!?!?

E shikoni atë atje tej që mendohet

për partinë nesër do të jetë hero,

sepse ajo aspak nuk shqetësohet

nëse do, ik këtij vendi nëse do, qëndro.

Dhe dita kish ngecur e trishtuar duke dëgjuar këngën e një njeriu të thjeshtë fare i zakonshëm, që luante nën stresin e tij një akt teatral ku brenda figurantëve bënte pjesë ndokush edhe nga ne ! Kështu në atë trotuar ku heshtja zinte vend shpesh, kishin ngecur këmbët e mia dhe nuk bënin hap më tutje…

Ku të shkonin? Përpara meje hapur rrinte një botë ku vorbulla e saj përmblidhte papushim shpirtra njerëzish me shpresa të vrara, me shpresa të plagosura, me shpresa të humbura. Mes kësaj bote s’bëja përjashtim as unë! Aty përditë bëja të njëjtin rrugëkalim mbështjellur me vellon e trishtë të saj.