Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Rudina Papajani

346
Sigal

MË MUNGON…

Më mungon heshtja jote,
mbyllja e syve si një zog,
pëshpërima tek e panjohura,
trokitjet në saçin e pjekur sot.
Më mungon edhe kur natën zë e të bërtas,
kur të fshehtat i bëj ishull,
në idilet fshehur në grackë.
Po ky është malli,
kur zë e të godet,
fluturon në avuj uji,
e formën e siluetës ndjek….

PIVA VERË…I PANGOPUR

Gjithë ditën piva verë,
në mollën që kur s’u poq,
që kurrë s më ngopi.
Gjithë natën,
shkrepa aty,
në lugjet e pasosura,
në baticat ,
që tërbohet mbi shkëmbenjt bregor,
luajta me prushin në vatër,
si i dehuri djegur në zjarrin mortor.
Na u falën ca gjëra ne njerzorve,
boshtin e ëmbël në mors,
pikat e ujit që dalin nga fundi,
etjen në grykën e pusit plot…