Itali/ Çmenduri në autostradë, shqiptari përmbys makinat, dy policë e një nënë me dy fëmijët në spital

318
Sigal

Ndjekje në autostradë me 100 kilometra në orë, mes parakalimesh të rrezikshme, incidente e të plagosur. Protagonist ishte një shqiptar 32-vjeçar, rezident në Pescantina (Verona), drejtues i një firme ndërtimi, pa precedentë.

Dje në mëngjes, pak para orës nëntë, shqiptari hyri me furgon në autostradën A4 veroneze duke nisur një garë të rrezikshme me ndryshime të rrezikshme korsie dhe manovra të rrezikshme.

Patrulla e policisë rrugore e arriti në lindje të Veronës, por pa mundur ta ndalonte. Në dy raste ngritën postblloqe me makina policie për ta ndalur, por furgoni çau përpara duke goditur makinat e policisë e duke përmbysur edhe tri makina të tjera.

Pak më pas arritën ta ndalonin. Shqiptari doli nga makina duke mbajtur një mjet prerës në dorë dhe aty u bllokua nga policët. 32-vjeçari u arrestua me akuzat për rezistencë, lëndim të zyrtarëve publikë dhe mbajtje arme të ftohtë.

Bilanci i çmendurisë së tij flet për dy agjentë, një nënë dhe dy fëmijët e saj, 8 e 10 vjeç, që gjendeshin në një nga makinat e përmbysura, të shtruar në spital, fatmirësisht asnjë në gjendje të rëndë. Dy makina policie dhe dy të tjera janë dëmtuar nga goditjet e furgonit të shqiptarit.