“65 të arrestuar gjatë 2021″/ Italia rendit Shqipërinë të parën, për numrin më të lartë të personave në kërkim

238
Sigal

Shqipëria është vendi ku është kapur numri më i lartë i personave të kërkuar nga drejtësia italiane.

Policia Italiane e Shtetit ka raportuar bilancin e vitit 2021, ku ndër sukseset këtij viti renditet dhe arrestimi i terroristit shqiptar Endri Elezi.

Në raportin e këtij fundviti, Policia italiane informon se gjatë 2021 janë arrestuar 1343 persona të kërkuar nga drejtësia e të identifikuar në 51 shtete.

705 prej tyre ishin aktivë në aktivitetin e tyre kriminal.

Në nivel ekstrakomunitar Shqipëria është vendi që ka shënuar numrin më të lartë të personave të vënë në pranga nga autoritetet policore italiane.

Janë 65 personave të shpallur në kërkim që janë gjetur e arrestuar në Shqipëri.

Ndër operacionet e suksesshme të Policisë italiane në një vëmendje të lartë mediatike pati arrestimi i shqiptarit Endri Elezi, lindur më 10 qershor 1992 në Shqipëri.

I akuzuar si furnizuesi me armë i atentatit terrorist të Nizza-s më korrik 2016, Elezi u kap Salerno të Italisë ku ishte transferuar e jetonte prej muajsh e punonte në bujqësi.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet franceze, i identifikuar si personi që ka pajisur me armë terroristin e Nizza-s, të cilët i ka shitur një kallashnikov AK 47 e një pistoletë gjysmë automatike. Ky atentat shkaktoi 86 viktima e 306 të plagosur.

Në maj të 2021, 28-vjeçari shqiptari, Endri Elezi u ekstradua në Francë.