Suplementi Pena Shqiptare/ KLSH-100 botime deri në fund të 2018-s!

689
Nga Ergys Alushi

Çdo gjë lë gjurmë vetëm kur shkruhet
100 botime deri në fund të vitit 2018-s, nga të cilat deri tani janë botuar 77 të tilla, për të arritur në nr 83 deri në fund të vitit 2017. Dhe të gjitha në një periudhë kohore prej 7 vitesh. Ndoshta edhe një shtëpi botuese e mirëfilltë do ta kishte zili një kolanë të tillë botimesh, por ja që një institucion si KLSH e ka realizuar dhe është duke e realizuar.

7 vjet më parë dukej një sfidë e parealizueshme, por sot, është realitet. KLSH ka sot, në panairin e librit 2017, një pavion të vetin ku ka ekspozuar 77 librat e botuar prej saj, si rrallë ndonjë institucion tjetër shtetëror. Në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, ku është vendosur panairi, KLSH ka organizuar veprimtarinë për prezantimin e kolanës së botimeve të saj. Drejtuesit më të lartë të këtij institucioni, por edhe të ftuar si prof. dr. Sazan Guri e botuesi Alfred Çako, kanë treguar angazhimin e punën e të gjithë audituesve për botimin e kolanës si dhe për rëndësinë e madhe që kanë botime të tilla, që pasqyrojnë punën e një institucioni në 7 vitet e fundit., punë e cila do t’u shërbejë brezave që do të punojnë në KLSH por edhe studiuesve të ndryshëm. Nga ana e tij, kryetari i KLSH, z.Bujar Leskaj, ka përfituar nga rasti për t’i nxitur të gjithë audituesit që të shkruajnë e botojnë si në shtypin e përditshëm por edhe libra të karakterit studiues apo guidë, mbështetur mbi përvojën e fituar nga puna në KLSh. «Në fund të gjithçkaje mbetet e shkruara dhe kjo është kënaqësia më e madhe për cilido që ballafaqohet me veten e të tjerët pas disa vitesh» – theksoi ndër të tjera Leskaj.

Pasditen e ditës së premte, veprimtaritë e KLSH kanë vazhduar me një recital të aktorit të njohur shqiptar Mirush Kabashi, në teatrin eksperimental, për te vazhduar dhe gjatë fundjavës.

Gjatë muajit nëntor, KLSH, është duke zhvilluar takime të hapura, në kuadër të “muajit të hapur”
Sigal