Ambasadorët mblidhen për diplomacinë ekonomike

528
Ka nisur dje në Tiranë një diskutim treditor i ambasadorëve të Shqipërisë në botë për një koncept të ri të diplomacisë sonë ekonomike. Në panelin e parë, të moderuar nga ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, është diskutuar për sipërmarrjen shqiptare jashtë vendit, globalizimin dhe modalitetet e zgjerimit. Në panel kanë qenë të ftuar sipërmarrës e diplomat si Bardhyl Baltëza, Enver Mehmeti, Gjergji Gjika, Artur Kuko dhe Bardhyl Canaj. Ditën e sotme, përpara ambasadorëve pritet të flasë edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Gjithashtu, përpara ambasadorëve do të flasin drejtues të qeverisë, ministra dhe sipërmarrës, duke u fokusuar te diplomacia ekonomike. Kryeministri Rama theksoi gjatë miratimit të qeverisë së tij për mandatin e dytë, se dëshiron t’i japë një fokus të ri diplomacisë ekonomike. Ai theksoi se selitë diplomatike të Shqipërisë nëpër botë duhet të fokusohen te tërheqja e investimeve të huaja dhe promovimi i mundësive që ka vendi ynë. Shefi i qeverisë ishte kritik me punën e ambasadave dhe premtoi se do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm të punës së tyre.
Sigal