Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Elpiola Lluka

1310
Sigal

Jo më kot

Në errësirën e pagjumë

Të njoha ty rastësisht…!

Si kometa binin turmë

Rrahjet e kraharorit, pambarimisht.

 

Rastësisht ndriçoi Dielli,

Në të errtën ditë – natë

Mes perqafimesh, qau qielli

Të shikimeve ndeshur gjatë..

 

Sikur të mblidhej çdo lot,

Në kaltërsi të bëhej re…

Dy ujëvara jo më kot,

Do rridhnin dashuri mbi ne!…

 

Pak do të thotë shumë!

Në pak kohë, m’u desh të nuhasja

Dehjen prej zhurmës së akrepave

E teksa me orën,

tik-taket përplasja,

 

Distanca m’largohej,

si maja e shkrepave

Shumë pak ajër më duhej të thithja

Ftohtësinë e katër stinevë të kuptoja

 

Largësinë përtej, nisa ta hidhja

E qiellin me token,

në një t’i bashkoja!

Për pak kaltërsi që duhej të shihja

 

E zbrita detin sipër tokës….

Sikur të mundja, gjithë ujin do mblidhja

Të shuaja etjen e lakmisë së botës…

Aq pak fjalë u thurrën vetëm një çast

 

Mbi horizont pezull qëndruar…

Sa cdo pamje, shëmbëllehej në rast

Që ndeshej me kohën e harruar.